Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

Politikë

Urimi i parë nga ndërkombëtarët! Basha takim ‘kokë më kokë’ me Sorecën! Ambasadori i BE: Folëm për situatën politike e integrimin në BE

15 Qershor 2021, 18:24| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 18:41

  • Share

TIRANË- Luigi Soreca është ambasadori i parë në vendin tonë që ka uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen e tij në krye të PD-së për të tretën herë radhazi. Ai ka zhvilluar ditën e sotme në takim ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin, ku janë diskutuar 2 çështje kryesore, legjislatura e re e parlamentit dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

"Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE", shkruan Soreca.

Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Ky proces u kontestua nga 3 kundërshtarët duke akuzuar Lulzim Bashën se ka manipuluar zgjedhjet.

Postimi i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?