Luigi Soreca

Në pritje të ambasadorit të ri të BE, Soreca nis detyrën në Tiranë: Privilegj të kthehem sërish

4 Shtator 2023, 13:50| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 11:18

  • Share

Luigi Soreca është rikthyer sërish në Tiranë dhe ka nisur nga puna deri në mbërritjen e ambasadori të ri të Bashkimit Europian. Rikthimin në Tiranë, Soreca e ka cilësuar një privilegj.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.”, tha ambasadori.

Diplomati rimerr këtë post pas largimit të Christine Hohmann, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar në Irak.

Eksperienca e tij ishte kyçe për rikthimin e tij në Tiranë, pasi Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018, për t’u larguar në prill të 2022.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Romina: 06/09/2023 14:37

    Po te shporri njeher presidenca franceze ore maskara, normal qe do te te rikthente presidenca spanjolle se nuk ka leverdi qe Shqiperia te perparoje me reforma. Mos u merzit se ne janar e ka presidencen Belgu, njelloj si Gjermanet dhe Francezet jane ato, nuk para ia vene ne pulle shume Ursules se Ramsit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/09/2023 15:24

    Mafiozi përsëri tek Mafiozi…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?