Ambasadori i BE Silvio Gonzato

Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit

22 Prill, 16:36| Përditesimi: 23 Prill, 07:14

  • Share

Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato ka shprehur mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë.

Gjatë një takimi për projektin e BE-së për Drejtësinë Gonzato vuri në dukje se puna e tyre është çelësi për të çrrënjosur korrupsionin nga vendi.  

Për këtë arsye ai theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi.

“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në komitetin drejtues të projektit EU4Justice, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.

Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, shkruhet në postim.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 22/04/2024 17:25

    Tete vjet edhe nje femije quhet i rritur. E jo "reforma" apo "organet e reja". Nuk jane me te reja o shoku hambasador. Nejse. Sot, pas report te Rai3 dje, do kesh marre ndonje porosi nga shoket e SISDE ne Rome.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?