Silvio Gonzato krahas deputetëve të PS, PD dhe PL

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, ambasadori i BE-së, thirrje politikës: Nisni me urgjencë dialogun për rikthimin e normalitetit në seancat plenare

28 Shkurt, 20:23| Përditesimi: 28 Shkurt, 20:40

  • Share

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të zgjidhë çështjen e kaosit në Kuvend të krijuar nga Rithemelimi dhe të nisë funksionimi normal i organit më të lartë përfaqësues në vend.

I pranishëm në takimin e organizuar në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në BE, ku ishin edhe deputetët, Jorida Tabaku (PD), Erisa Xhixho (PL) dhe Klotilda Bushka e Toni Gogu (PS), Gonzato u shpreh qartë se paralmenti luan rol kryesor në përafrimin e Shqipërisë drejt Bashkimin Europian.

Ai u kërkoi deputetëve që të nisin me urgjencë diskutimet për rikthimin e normalitetit në seancat plenare ku prej muajsh tashmë projektligjet votohen pa pasur diskutime për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetët e PD-së së Rithemelimit.

"Sot kam qenë dëshmitar se si politikanë shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Diskutime të ngjashme duhet të nisin me urgjencë në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij. Ky është një nga kushtet themelore që vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”,- u shpreh Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?