Silvio Gonzato dhe Altin Dumani

Ambasadori i BE takon Dumanin: SPAK një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt BE

9 Prill, 19:46| Përditesimi: 9 Prill, 20:19

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Siç bën me dije përmes një postimi në rrejte sociale ambasadori Gonzato vlerësoi në takim se, duke hetuar korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK luan një rol kyç në progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së“, shprehet Gonzato.

"Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën e SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij".

Gonzato ka theksuar edhe më herët se Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht përpjekjet e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?