Klotilda Bushka, Silvio Gonzato dhe Dhurata Çupi

Ambasadori i BE takohet me drejtueset e Komisionit të Çështjeve Ligjore: Legjilacioni shqiptar të jetë në përputhje me atë të BE-së, Parlamenti të përgatitet për sfidat e anëtarësimit

7 Shkurt, 19:53| Përditesimi: 7 Shkurt, 19:57

  • Share

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar ditën e sotme me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, me qëllim theksimin e rëndësisë së përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato deklaron se gjatë takimit është rëndë në dakord që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi duhet të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Ai nënvizon se parlamenti i Shqipërisë duhet të gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Ndërsa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni i Çështjeve Ligjore luan një rol të rëndësishëm.

Në takimin tim të djeshëm me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë që të sigurohet që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi janë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Ne theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE”,- shkruan Gonzato.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?