Soreca takim me kreun e SPAK, Arben Kraja: Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese

13 Shkurt 2020, 12:50| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 13:22

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Soreca me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur me Krajën rreth sfidave të SPAK.

“Folëm për sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese” shkruan Soreca.

Luigi Soreca ka qenë një nga mbështetësit me të mëdhenj të Reformës në Drejtësi që vijon të zbatohet në Shqipëri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?