Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore

14 Prill, 10:07| Përditesimi: 14 Prill, 15:06

  • Share

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos gjatë qëndrimit në Korçë u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë por nënvizoi se duhet akoma punë. Për integrimin e Shqipërisë është i rëndësishëm bashkëpunimi i opozitës me maxhorancën prandaj ambasadori u shpreh i kënaqur mbi rithimin e jetës normale të parlamentit. Ndërsa shtoi se do të ndjekin nga afër punën e komisionit parlamentar për dezinformimin. Ambasadori ndodhej në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital

Ndonëse reforma Zgjedhore kaloi nga Komisioni Bi-partizan, që dështoi për një produkt, në mekanizmin e grupit të Dialogut, ajo sërish po ecën me ritme të ngadalta. Përballë këtyre ritmeve, ambasadori i Holandës në vendin tonë, i rikujtoi nga Korça palëve se duhet ta realizojnë sa më shpejt Reformën Zgjedhore

- Shqipëria pret hapjen e negociatave në artikujt themelor, sa i rëndësishëm është ky proces?

Ambasadori: "Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim"

Parlamenti ngriti të enjten një komision për dezinformimin nga shtetet e huaja, si e shihni këtë hap?

"Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë dicka mbi të".

Parlamenti I është kthyer normalitetit prej disa javësh, sa e rëndësishme që maxhoranca dhe opozita të punojnë për reformën zgjedhore?

"Jam I kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve".

Duket se poltika është shumë e interesuar për normalizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor?

"Është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, por i ngelet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Europian"

Cilat janë detyrat e shtëpisë?

"Jam I impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen Europiane'

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ndodhej në Korçë në kuadër të një aktiviteti që u mbajt në galerinë e Artit Digital

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?