Ambasadori gjerman vëzhgon zgjedhjet në Shkodër: Procesi po ecën shumë mirë! S’kam pasur sinjalizim për shitblerje votash! Kush voton për kë, është çështje elektoratit

6 Mars 2022, 12:48| Përditesimi: 6 Mars 2022, 13:20

  • Share

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vëzhguar procesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Zingraf, teksa vlerësoi si shumë të mirë procesin e votimit, tha se nuk ka pasur ndonjë sinjalizim për shitblerje votash.

‘Mendoj se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin. Unë personalisht jam kureshtar të shikoj si është atmosfera e përgjithshme e zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre. Unë vij herë pas herë me shumë dëshirë në Shkodër, nuk ka pasur një shkak të veçantë, ishte e rastësishme ardhja ime në Shkodër. Kisha kureshtje. Në vendin tim nuk ekzistojnë zgjedhjet të pjesshme të këtij versioni, ishte dhe kjo një arsye e shtuar pse erdha. Ka patur në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara, rreth rasteve për shitblerje votash. Nuk kam pasur sinjalizim për zgjedhjet aktuale për raste shit-blerjesh votash. I referohem edhe Celibashit, i cili theksoi pak ditë më parë se kanë mbërritur asnjëlloj rasti të shitblerjes të votave.’- tha Zingraf.

I pyetur mbi deklaratën e ambasadores amerikane për personat non grata, Zingraf tha se kush voton për kë është cështje e elektoratit.

“Nuk dua të komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë është çështje e elektoratit.” u shpreh Zingraf


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në 6 bashki, ambasada e SHBA e BE vëzhgon procesin! Kim: Votuesit të shprehin lirisht vullnetin e tyre! Soreca: Numërimi i votave të kryhet tani dhe me përgjegjësi


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?