Studentët duke sulmuar diplomatin gjerman

Ambasadori gjerman sulmohet nga palestinezët gjatë vizitës në Bregun Perëndimor

30 Prill, 14:50| Përditesimi: 30 Prill, 14:55

  • Share

Ambasadori gjerman Oliver Owcza, është përballur me një sulm të dhunshëm gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor ditën e sotme.

Studentët palestinezë në Universitetin Birzeit pranë Ramallah shënjestruan diplomatin, duke i hedhur gurë drejt tij.

Incidenti ndodhi kur Owcza mbërriti në Muzeun e Palestinës, i vendosur brenda kampusit universitar.

Videot e publikuara në internet tregojnë momentin kaotik, ku studentët bërtasin dhe kërkojnë largimin e tij.

Ndërsa situata u përshkallëzua kur ata vunë në shënjestër makinën e ambasadorit dhe hodhën sende të forta.

Gjermania, tradicionalisht mbështetëse e Izraelit, ka mbrojtur gjithashtu të drejtat e palestinezëve dhe nevojën për një zgjidhje të konfliktit që përfshin krijimin e një shteti palestinez.

Ndërkohë që Berlini nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?