Duncan Norman dhe Aida Hajnaj

Ambasadori britanik, Norman takim me kreun e BKH-së: Ngritja e Byrosë, lajm i keq për ata që nuk respektojnë ligjin

21 Shtator 2020, 15:53| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 16:03

  • Share

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme (21 shtator) me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.

Në fokusin e takimit në zyrën e Hajnaj ishte vijimi i reformës në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe rëndësia e rolit të Byrosë për të bërë të mundur këto procese.

Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se ngritja e BKH-së është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.

Postimi i plotë në Twitter:

"Ishte një takim i mirë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ngritja e BKH-së shtë progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?