Jorn Rohde

Ambasadori gjerman: Kosova të bëjë më shumë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

20 Nëntor 2023, 10:58| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 11:01

  • Share

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, bëri thirrje për më shumë përpjekje në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Sipas tij, është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.

Në një takim në Komisionin për Integrim Evropian, Rohde tha se sfiduese për Kosovën mbetet lufta ndaj korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave…Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman u shpreh se është bërë progres i kufizuar në sesionet parlamentare, duke përmendur mungesën e bashkëpunimit mes partive për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, tha Rohde.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?