Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith

Ambasadori britanik takohet me Ramën: Mbështesim Shqipërinë për Reformën në Drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit

19 Shkurt, 19:34| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:59

  • Share

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u takua sot me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në facebook, ambasada britanike shkruan se Smith i ka theksuar Ramës mbështetjen e palëkundur të Britanisë ndaj Shqipërisë për Reformën në Drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Mes të tjerash në postim nënvizohet se, Rama dhe diplomati britanik u dakordësuan për zgjerimin e partneritetit në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.

"Ambasadori britanik, Alastair King-Smith pati një takim pozitiv sot me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke vlerësuar partneritetin e fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në botë.

Ai i përcolli dakordësinë e Kryeministrit britanik, që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë fazën tjetër të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e shtetit të së drejtës dhe anti-korrupsionin, përfshirë me Policinë e Shtetit dhe Gjyqësorin dhe presin që vizitat e nivelit të lartë të intensifikojnë bashkëpunimin.

Ata ranë dakord mbi hapat për të zgjeruar partneritetin tregtar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën e Mbrojtjes, si edhe takimet e ardhshme të biznesit, të nivelit të lartë në Londër për të gjithë vende e Ballkanit Perëdimor"- thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?