Ambasadori britanik Alastair King Smith, kryetarja e GJK, Holta Zaçaj

Ambasadori britanik takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Diskutuam mbi progresin pozitiv të arritur gjatë 2023

13 Shkurt, 20:36| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:45

  • Share

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith zhvilloi një takim ditën e sotme me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social theksohet se gjatë takimit u diskutua mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023 të përmbledhur në raportin vjetor të gjykatës.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith zhvilloi diskutime produktive me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ata diskutuan mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023, siç theksohet në raportin vjetor të Gjykatës dhe perspektivën për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri. Ata theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë. Ata ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”- thuhet në postimin e ambasadës së Mbretësisë së Bashkuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?