Në sitë pasuritë e ‘çunave’ të Londrës, mbërrin në Tiranë drejtori i agjencisë së krimit në Angli! Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes SPAK dhe NCA

22 Shkurt, 12:04| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:59

  • Share

Shqipëria dhe Britania e Madhe rrisin bashkëpunimin në goditjen dhe gjurmimin e  grupeve kriminale në Angli, të cilët paratë e krimit atje, kryesisht me shtëpi bari, i investojnë në atdhe.

Drejtori i Agjencisë Kombëtarë Kundër Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar nënshkroi në Tiranë memorandum mirëkuptimi me kreun e SPAK, Altin Dumani, e para me një strukturë hetimore në Shqipëri.

Dumani dhe Biggar shprehën besimin se bashkëpunimi do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.

Ky memorandum forcon partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, hetimit të pasurive dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publikë. Do të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligj zbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Kreu i NCA takoi edhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku sipas zyrës së shtypit, u bisedua jo vetëm për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe mbështetjen dhe ekspertizën britanike për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.

Ora 09:29
Lufta ndaj korrupsionit dhe vetëpastrimi i policisë, Balla takim me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar.

Ministri bën me dije se gjatë takimit kanë biseduar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe mbështetjen teknike dhe ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit National Crime Agency Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.”, shkruan Balla në reagimin e tij në Facebook.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?