Politikë

Ambasadori britanik monitoron zgjedhjet nga Durrësi! Duncan: Kemi 8 ekipe në të gjithë vendin, ndërkombëtarët po monitorojnë (VIDEO)

25 Prill 2021, 09:06| Përditesimi: 25 Prill 2021, 09:49

  • Share

Nga Durrësi ku ka monitoruar procesin e zgjedhjeve në disa qendra votimi, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Norman Duncan, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

"Është shumë kënaqësi që të jem serish në Durrës. Unë mendoj se ndërkombëtarët të shihen që po monitorojnë. Dhe ka shumë ndërkombëtarë që po monitorojnë zgjedhjet këtë herë. Ne si ambasadë britanike kemi 8 ekipe të cilat po monitorojnë në të gjithë vendin dhe gjithashtu po mbështesim përmes projekteve tona rreth 600 vëzhgues të përkohshëm. Qytetarët duhet të votojnë për partinë që do të donin të votonin", tha ai.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?