Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente, duhet të zgjidhet menjëherë!

2 Shkurt 2023, 10:52| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 10:56

  • Share

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka reaguar sërish për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kësaj radhe thekson se kjo është një nevojë urgjente që duhet zgjidhur mes dy shteteve.

“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni,” tha Hill.

Sipas tij, qëndrimi i negociatorëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë". Ai është pyetur gjithashtu edhe se cili nga kryeministrat e vendeve është më tepër bashkëpunëtor në zgjidhjen e situatave në mënyrë që të zhbëjnë konfliktet dhe për këtë pyetje, Hill i është përgjigjur se përgjigja e tij nuk ndihmon procesion e negociatave dhe nuk ka asnjë ndikim në ndryshim.

“Nëse do të mendoja se përgjigjja e kësaj pyetje do të ndihmonte procesin e negociatave, do të përgjigjesha, por do t'ia lë në dorë imagjinatës tuaj”, tha ai për N1.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka dalë në një deklaratë pas takimit, ku theksoi se Asociacioni nuk do të jetë një “Republika Srrpska” por që në përputhje me Kushtetutën, ai duhet të themelohet sa më shpejt.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike" përfundoi ambasadori amerikan në Serbi.Në kundërshtojmë fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë”, - ka thënë Hovenier.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 02/02/2023 12:00

    E pse qenka urgjente? Kush është duke vuajtur nga mosrealizimi i saj? Urgjente është ndërprerja e ndërhyrjeve destabilizuese të Serbisë (Vuçiçit) në Kosovë; largimi i kriminelëve të Vuçiçit nga Mitrovica e Veriut dhe nga të gjitha ngulimet serbe në Kosovë. Pas kësaj nuk do tē jetë nevoja për asnjë urgjencë tjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?