Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier me presidenten Vjosa Osmani

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë presidentes Osmani për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

20 Korrik 2023, 21:54| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 22:13

  • Share

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i shkoi sot në zyrë presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për të folur për shtensionimin e situatës në veri të vendit.  Në fokus të takimit ka qenë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin nga Presidenca, thuhet se në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szynog, në një tryezë për sigurinë mbajtur sot në Prishtinë deklaroi se prioritet i Bashkimit Evropian është shtensionimi në veri të vendit dhe e konsideron jetike gjetjen e një zgjidhje për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Szunyog, ka deklaruar se Evropa nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt, pas asaj në Ukrainë, citon RTK.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u takuan dje ndaras në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak për të diskutuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kërkojnë uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se tashmë është zvogëluar prania e policisë së Kosovës me 25 për qind në tre ndërtesat komunale në veri, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?