Ambasadorët e QUINT-it me krerët e shtetit në Kosovë

Ambasadorët e QUINT-it takohen me krerët e shtetit të Kosovës

3 Prill, 19:35| Përditesimi: 3 Prill, 19:37

  • Share

Ambasadorët e vende të QUIN-it u takuan të mërkurën pasdite me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, njoftoi Presidenca.

Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se temë e takimit ishte synimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa dhënë hollësi të tjera.

Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia votoi kundër raportit të Bakoyannis dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se reagimi i Serbisë duhet të jetë “i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm” ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Në mars, Shtetet e QUINT-it e mirëpritën vendimin e Qeverisë së Kosovës që Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/04/2024 20:58

    Urojme qe te jeté siq thone nga presedniçka se takimi ishte per anetarsimin e kosoves ne KI, por si qytetar dhe shqiptar mendoj se ky takim ne keto ore te vona ska asnje shanse te kete ndodhur per anetarsimin e kosoves ne KI, e verteta do dali sapo te dali tymi nga oxhaku,qe sdo mend se do jeté nje urdher per temat qe po diskutohen tash e sa kohe, tashme meqe toka rreth manastirit u zyrtarizua ka ngelur edhe associationi qe kurrci thot se nuk e bejzbollit kurse ortakja e tij osmanka thot se duhet ber siq thot edhe per dinarin, ksaj i thone allbin luje mace kryet e bullit, jam i sigurt se tash e ke te çarte se kush eshte osmanka dhe se le ahmak konjufcen e tbijt e tbijat e serbosllavise nuk ka shtet siq e thoje ti bashkimi kombetar por rikthimi i kosoves ne serbosllavi qe siq po shkruajne médiat italiane vuqiqi,dodiku dhe osmanka do ta shpallin me 5 ose 6 maj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?