Ambasada greke dhuron teste anti-COVID falas, të gjithë banorët e moshuar të Finiqit mund të testohen pa paguar

22 Shkurt 2021, 12:18| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 21:44

  • Share

SARANDË- Që prej ditës së djeshme, banorët e moshuar në bashkinë e Finiqit mund të testohen falas për COVID-19.

Ambasada greke në Tiranë ka dhuruar teste falas për bashkinë minoritare, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço është shprehur se ky proces do të jetë një ndihmesë për banorët e zonës të cilët janë në shumicë të tyre të moshuar.

Procesi i testimit do të kryhet në qendër të fshatrave, ku janë vendosur dhe autoambulancat.        

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?