Ambasada e SHBA-së mbështetet te gjyqtarët e rinj për suksesin e reformës në drejtësi: Po i trajnojmë

30 Maj 2020, 09:31| Përditesimi: 30 Maj 2020, 10:29

  • Share

TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Shqipëri shprehet se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj. Për këtë arsye, ambasada amerikane thotë se USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

"Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij" shkruan ambasada e SHBA-së.

SHBA vijon që të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Reagimi ishte i ashpër dhe i fortë pas rihapjes së debatit javën e kaluar, ku Presidenti Meta prezantoi një platformë me 14 pika me qëllim ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirel: 30/05/2020 12:30

    Kush jane gjyqtaret dhe prokuroret e rinj? Mos valle jane Mehdi Bici, Vat Staka, Ardian Dvorani dhe gjashtemujoreshit e tjere se magjistratet i hoqet ju me vettingun tuaj? Cfare eshte ky turp e ky show qe beni ore aman po merrni kurajon e thojini gjerat drejt se njerezit po e shohin cfare po behet

    Përgjigju
  • Miri: 30/05/2020 10:03

    Pse 20 bjet nuk nxorri magjistrat shkolla e magjistratures dhe ju i hoqet te gjithe duke lene vetem te shkolluarit para 90

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?