Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Aplikimet për hetues specialë në BKH, ambasada e SHBA: Kush përmbush kriteret të shfrytëzojë mundësinë

28 Shtator 2020, 15:32| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 15:37

  • Share

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lajmëruar se aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së, janë të hapura edhe për një ditë tjetër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, faqja zyrtare e ambasadës shkruan se kjo është një mundësi shumë e mirë për t'u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK.

"Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK.

Për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator.

Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: bit.ly/342pGTS", shkruan ambasada e SHBA-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?