Ardi Veliu dhe Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA, Karen Riley

Kronikë

Ambasada e SHBA i dhuron 10 mijë dollarë pajisje hetimi Policisë së Shtetit: Për të luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera

23 Shtator 2021, 10:55| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 10:56

  • Share

100 mijë dollarë pajisje hetimi i ka dhuruar Ambasada e SHBA Policisë së Shtetit, të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se këto pajisje do të ndihmojnë Policinë në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënimeve të tjera.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara", shkruan Ambasada e SHBA.

Komento

Komente

  • Agjenti: 23/09/2021 09:37

    Policia nuk vuan per pajisje por per personel me integritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?