Ambasada britanike: Inkurajojmë të votohet zgjatja e afateve të vetingut, do të rrisë besimin te drejtësia

8 Shkurt 2022, 21:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 22:04

  • Share

Ambasada Britanike ka inkurajuar Kuvendin që të votojë zgjatjen e afateve të vetingut. Ambasadori Alastair King-Smith shkruan se procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë pasi vetëm në këtë mënyrë do të rritet besimi te drejtësia.

"Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut. Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë", shkruan Ambasada Britanike.


Lajmi kryesor:

Të enjten ndryshimet kushtetuese në seancë plenare, SHBA-BE thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e afateve të vettingut, s'është çështje partiake


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?