Ambasada Amerikane: Udhëtarët me vizë amerikane nuk lejohen tranzit në zonën ‘Shengen’

16 Qershor 2020, 20:51| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 20:52

  • Share

Ambasada amerikane në Tiranë ka lajmëruar se udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, për në SHBA.

Në një postim në tëitter, ambasada shton se në këtë grup futen edhe shtetet e Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës.

"Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës gjatë rrugës për në SHBA. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos ata në kufizime udhëtimi pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre", thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata i dha vulën Berishës, çfarë duhet të bëjë Basha?