Ambasada amerikane thirrje magjistratëve: Aplikoni për vendet e lira në KLGJ e KLP

16 Gusht 2023, 11:49| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 11:51

  • Share

4 shtatori i këtij viti është afati i fundit për të aplikuar për të gjithë magjistratët e kualifikuar që duan të shërbejnë në KLGJ apo KLP.

Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje magjistratëve të mos e humbasin këtë mundësi, duke theksuar se është një moment shumë i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare.

‘Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.’- njofton ambasada.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?