Ambasada Amerikane kundër kritikëve: Reforma në Drejtësi është duke ecur përpara! 'Kushtetuesja' një hap larg funksionales

18 Dhjetor 2020, 19:32| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 19:36

  • Share

Ambasada Amerikane i është përgjigjur kritikëve se Reforma në Drejtësia është duke e çuar para edhe pse nuk është e lehtë. Ndërsa pritet të emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë bërjes funksionale të kësaj gjykate, ambasada amerikane në Tiranë thekson se reforma në drejtësi nuk do të jetë as e shpejtë dhe as perfektë, por që vazhdon të ecë përpara hap pas hapi.

"Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe, më e rëndësishmja, kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara hap pas hapi", shkruan Ambasada Amerikane.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dje me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Tashmë duhet edhe një për të plotësuar kuorumin dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese, që është plotësimi i vakancës së Presidentit. Më herët edhe OSBE e cilësoi hap të rëndësishëm. Dje e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?