Armela Krasniqi dhe Xhevat Latifi gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit

AMA dhe KPM takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, fokusi i takimit mbetet garantimi i medias së lirë

8 Qershor 2022, 10:29| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 10:33

  • Share

Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.

Fokusi i takimeve të dy autoriteteve të medias në DASH ishte garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës.

Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së  përmbajtjeve të transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg.

Nga ana tjetër Mcdoëell falënderoi kryetarët për punën e tyre rregullatorë në Shqi[përi dhe Kosovë si dhe u përcolli përshëndetjet më të mira të z.Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Europiane dhe Euroazinë. Z. Escobar i cili për shkak të axhendës së ngjeshur nuk mundi ti takonte.

Ndërkohë takimet në Uashington vijojnë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?