Kultura

ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër

17 Korrik 2021, 19:45| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 17:52

  • Share

SHKODËR- I vlerësuar si ndër pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore, 5 vite nga inagurimi i godinës së re në maj të 2016 Muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi” në Shkodër është pajisur me dokumentin e certifikatës së pronësisë.

Kreu i Aluiznit, Artan Lame ishte në Shkodër ku i dorëzoi drejtorit të muzeut Luçian Bedeni lejen e legalizimit për këtë objekt historik ndërsa tha se vetëm 4% e institucioneve të shtetit shqiptar rezultojnë të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

 “Me letra vetëm 4 % e pronave të shtetit shqiptar janë të regjistruara në Kadastër. Dhe ne kemi nisur një aksion edhe për shtetin shqiptar të regjistrojë pronat e veta. Në këtë kuadër ka shumë institucione që mezi përgjigjen. Por ka edhe institucione që na kapin për xhakete që e ndoqi me ngulm plotësimin e dokumentacionit siç ishte rasti”, tha Lame.

“Muzeu Marubi që nga dita inagurimit  në 2016 hasi në disa vështirësi të mëvonshme sa i përket regjistrimit të tij, kalvar që më vonë falë edhe autoritetit të Drejtorëve të zyrave në Shkodër bëri të munduar realizimin e asaj të cilin e kisha me kaq dëshirë”, u shpreh Luçian Bedeni, drejtor i muzeut "Marubi".

Lame bëri të ditur se ka filluar procesi i legalizimit për pallatet të braktisura nga pronarët investitorë ndërsa shpërndau certifikatat për banorët e një pallati të ndërtuar në vitin 2019.  Ai ftoi të gjithë qytetarët të zgjedhin një përfaqësues dhe t'i drejtohen zyrave të kadastrës kudo në Shqipëri për t’u pajisur me dokumentet e regjistrimit.

"Ejani pranë zyrave tonë, zgjidhni një përfaqësi dhe ky është rasti klasik ku jemi sot këtu në Shkodër. Ky pallat është tipikisht nga këto  kur subjekti e ka braktisur procesin. Banorët u mblodhën bashkë me administratorin e pallatit”, tha Lame.

Janë 50 certifikata pronësie që janë dhënë për banorët e pallatit të braktisur nga pronarët në Shkodër proces i cili pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim .

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?