Altin Prenga i ‘Mrizit të Zanave’ shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Këshilli Bashkiak Lezhë

9 Dhjetor 2021, 21:42| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 21:48

  • Share

Sipërmarrësi dhe kuzhinieri i njohur Altin Prenga është shpallur "Qytetar Nderi" nga Këshilli Bashkiak i Lezhë, për kontributin e dhënë në promovimin turistik të fshatit Fishtë nëpërmjet zhvillimit të argotizmit “Mrizi i Zanave". 

Të pranishmit thanë se Prenga ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për të ardhur në Lezhë.

Altin Prenga u rikthye nga emigracioni disa vite më parë dhe investoi në vendlindjen e tij, duke u bërë mjaft i suksesshëm dhe një shembull pozitiv për të gjithë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?