Altin Prenga

Altin Prenga: Dështuam me kultivimin e orizit, nuk kemi ujë për shkak të një koncesioni që qeveria i dha një kompanie austriake në vitin 2010

15 Shtator 2023, 15:39| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 15:43

  • Share

Altin Prenga prej disa vitesh kishte kthyer në Zadrimë të Lezhës traditën e kultivimit të orizit. Ishte ai bashkë më të vëllanë që rikthyen një traditë të para viteve '90, por tashmë biznesmeni Altin Prenga thotë se ka dështuar kultivimi i orizit. Në një postim të ndarë në Facebook, Prenga shkruan se ky do jetë viti i fundit që do e mbjellin orizin pasi janë lodhur duke luftuar.

Por, përse dështoi kjo iniciativë e Altin Prengës, i cili ka krijuar një model në agroturizëm me Mrizin e Zanave? Prenga shkruan se shkak është bërë një koncesion i dhënë nga qeveria e vitit 2010, që asaj kohe drejtohej nga Sali Berisha.

Prenga shkruan se ky koncesion që i është dhënë një kompanie austriake, ku miliona metër kub ujë që derdhen në Zadrimë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, nuk do lejohen më që të përdoren nga fermerët për vaditje. Prenga e cilëson këtë koncesion një trup, ndërsa thotë se është krim që t’i hiqet uji bujqësisë.

“Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar! Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi jonë.

Kjo sepse dikush nga qeveria e asaj kohe në vitet 2010 dha një koncesion një kompanie Austriake ku miliona metër kub ujë që derdhen në Zadrimë nga hidrocentrali i vaut të dejës dhe që përdoreshin verës për vaditje tani nuk mund të përdoret më asnjë pikë ujë në shtator. Koncesioni është një turp, kuptoj uji i tepër por që t’i hiqet bujqësisë është një krim.

Falënderoj shumë mikun tim profesor Filip Haxhari që na ka mbështetur në këtë nismë dhe i kërkoj ndjesë me përulësi. Në Itali ku ai drejton institutin më prestigjioz të europës me një skuadër mbi 40 shkencëtar dhe ku banka e tyre gjenetike kishte fara të vitit 1880", shkruan Prenga. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2023 01:34

    Nuk eshte vetem zoteria qe vuan pasojat e ketij koncensioni,por gjithe fermeret e zones.A mund te na sqaroni sa kohe do te zgjase ky koncension e per cfare eshte me konkretisht?

    Përgjigju
    • Alibaba: 16/09/2023 10:00

      Do zgjasë shumë se kështu lahen borxhet.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?