Altin Kadareja: Identifikimi i 
trendeve të reja, sfida jonë

17 Dhjetor 2015, 08:15| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Të kesh ide inovatore dhe iniciativë për të sjellë një risi në treg nuk është aspak e lehtë. Por, për Altin dhe Anisa Kadarenë ka ndodhur e kundërta! Pavarësisht se për vite me radhë kanë studiuar dhe kontribuar në Itali në projekte me ide novatore në tregun e konsumit të produkteve vendase, ata rikthehen në Tiranë, në vendlindjen e tyre me një strategji të qartë dhe plot optimizëm. Edhe përballë vështirësive për të ngritur nisma të tilla, roli i marketuesit është faktor kyç në suksesin e një biznesi të tillë. Altini, krahu i djathtë i biznesit “Mia Organic” thotë se formimi universitar ka ndikuar shumë në sipërmarrjen e një iniciative të tillë.

“Planet dhe iniciativat që kemi përgatitur janë të shumta. Në frontin e marketingut do të hapim kanale të reja të shitjes. Do e përmirësojmë akoma dhe më shumë udhëtimin e klientit duke i dhënë mundësi të shumta të kontribuojë në ndërtimin e brandit tonë. Ofertat do të amplikohen në mënyrë që të sjellim sa më shumë klient pranë mënyrës të jetuarit shëndetshëm”, tregon Altini.

Përkrah këtyre strategjive të marketingut, ai thotë se iniciativa të tjera, pak më të mëdha në perimetër po ndjek në vijimësi.

Nisma “Mia” tashmë po krijon një traditë në vendin tonë. Cila është lidhja juaj me biznesin social dhe sa ka ndikuar kjo në familjen Kadareja?
Po kthehet në traditë edhe në familje tonë. Nuk flitet për gjë tjetër në ambientet familjare. Përgjithësisht, gjyshet dhe kushurinjt në moshë na ofrojnë ndonjë recetë të vjetër dhe tradiconale, kurse ato më të rinj smothie/sallata, dikush tjetër sygjeron ndonjë produkt të ri që ka provuar në ndonjë udhëtim larg Tiranës. Eshtë ccdo moment motivues për ne.
 
Ju thatë që keni studiuar në Bocconi, është kjo një iniciativë e cila ka marrë spunto nga nisma të këtij lloj në Itali?
Besoj që formimi universitar si i imi dhe i motrës ka ndikuar shumë në sipërmarrjen e një iniciative të tillë, por kjo vetëm nga përqasja që kemi me biznesin dhe jo për iniciativën në vetvete. Kjo sepse sicc e dimë mirë, iniciativa për sipërmarrje nuk i mungon Shqiptarëve.
 
Na rrëfeni pak anën profesionale të studimeve, pasi janë të paktë njohësit dhe vlerësuesit e produkteve vendase në Shqipëri?
Në të vërtetë profili im i studimeve nuk lidhet drejtëpërdrejtë me produktet vendase shqiptare, por me identifikimin e trendeve të reja dhe mundësive që ofrohen në tregje të ndryshme. Ajo që lidhet më shumë me produktet shqiptare është pasioni që ndajmë me ruajtjen dhe rikthimin e traditës shqiptare të të ushqyerit shëndëtshëm.
 
Produktet MIA Organic transportohen drejtpërdrejt nga fermat tek konsumatori. Sa e vështirë është të bësh pjesën e marketingut në këtë treg ku produktet e konservuara kanë zënë vend në tavolinat shqiptare?
Relativisht shumë. Nuk kemi asgjë kundra produkteve të konservuara, një herë që këto janë të prodhuara në procese organike dhe të mirëmbajtura sipas standarteve Europiane. Megjithatë, përsa i përket strategjisë së marketingut të produkteve të freskëta dhe të shëndetshme, ajo qëndron në mes aktiviteteve promocionale, sociale dhe atyre edukuese.
 
Sipas teje sa e njohin shqiptarët produktin bio dhe a dinë të vlerësojnë vlerat ushqyese?
E njohin relativisht pak, por kanë filluar ta pëlqejnë dhe ta përqafojnë si mënyrë jetese. Kjo lidhet fort edhe me filozofine e të jetuarit në Shqipëri duke menduar gjithmonë në “afat-shkurtër” për shkak të fakteve të njohura historike, dhe të ushqyerit me produkte të shëndetshme dhe organike kërkon një transformim kulturor.
 
Në krahasim me vendet europiane si Francë dhe Itali, Shqipëria nuk i jep shumë rëndësi fermerit. Mendoni se në këtë 10 vjeçar jemi orientuar drejt prodhimit vendas?
Iniciativa të shumta janë organizuar, si nga institucione publike ashtu edhe private për tu afruar dhe orientuar drejt prodhimit vendas. Shresoj dhe besoj që kjo rrugë të jetë sa më e shpejtë. Pikërisht për të përfituar nga avantazhet që në të vërtetë ofrojnë produktet vendase, dhe nga ana tjetër për të ndihmuar familjet e fermerëve, jo më me ndihma ekonomike, por me kontribute reale të rritjes së aktivitetit të tyre ekonomik.
 
Fakti që punoni dhe jetoni në Milano e bën më të lehtë të sillni dhe t’i jepni jetë nismave të tilla në Tiranë?
Nga një anë po sepse me lejon të ballafaqohem me iniciativa të ngjashme në Milano apo në tregjet Europiane, sikurse të krijoj kontaktet e duhura për të eskportuar produktet Shqiptare në Europë. Por, nga ana tjetër jo, sepse gjejë shumë diferenca në metodologjikat dhe hamendësitë e punës dhe shpesh-herë e kam patur shumë vështirësi në avancimin e punëve të kompanisë.
 
Cilat janë planet e “Mia Organic” në të ardhmen?
Planet dhe iniciativat qe kemi pergatitur jane te shumta. Ne frontin e marketingut do te hapim kanale te reja te shitjes. Do e permiresojme akoma dhe me shume udhetimin e klientit duke i dhene mundesi te shumta te kontriboje ne ndertimin e brandit tone. Ofertat do te amplikohen ne menyre qe te sjellim sa me shume klient prane menyres te jetuarit shendetshem. Kurse per iniciativat e tjera, pak me te medha ne perimeter, po ndjek dhe une rrugen e motres dhe po e le suprize per klientet tane. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?