VIDEO/Altin Çoku në gjykatë, akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27 vjeçares në Kamëz! Zbardhet dëshmia në Gjykatë

15 Shkurt, 09:48| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:48

  • Share

Gjykata e Tiranes vendosi arrest me burg për Altin Çokun duke pranuar kërkesën e prokurorisë e cila e akuzon për shkaktim të vetëvrasjes ndaj 27 vjeçares pak ditë më parë në Kamëz.

Seanca po mbahet në Gjykatën e Tiranës.

Në seancë Çoku ka deklaruar: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”

27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.

39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie".

Lajmi  ne perditesim... 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?