Altin Basha dhe Hervin Çuli

Ikën Hervin Çuli, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar

12 Dhjetor 2022, 17:03| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 17:49

  • Share

TIRANË- Nga sot, në krye të Teatrit Kombëtar do të jetë Altin Basha. Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave. Basha mundi në garë regjisorët Elma Dorezi, Kiço Londo (drejtor i Teatrit Shëtitës "Çajupi") dhe aktorin Arben Derhemi.

Hervin Çuli, i cili gëzoi dy mandate në drejtim të Teatrit Kombëtar, e deklaroi që në krye të garës, se nuk do të merrte pjesë.

“Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Vendosi
1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Altin Basha më herët ka qenë administror i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklin e humorit ‘Portokalli’. 

Vendimi i qeverisë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pellumbi: 12/12/2022 17:59

    i hengri gjithe keto vite,,,ky kastraveci--pijanec e bixhozci.....me kete karagjoz teatri u shemb,,dhe humbi cilesime....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?