Foto ilustruese

Kronikë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

8 Prill 2021, 07:29| Përditesimi: 8 Prill 2021, 07:32

  • Share

Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe do të dominojë në pjesën më të madhe.

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E enjte, 8 Prill 2021

Europa Lindore MBETET në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe stuhive afat shkurtra të erës. Po ashtu pjesërisht qendra dhe Rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të pakta shiu. NDERSA kthjellimet dominojnë Veriun, Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?