Altea Xhaferaj: Të punosh e 
studiosh mundësia e artë për rininë

24 Dhjetor 2015, 08:15| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Altea Xhaferraj është një studente në Fakultetin e Ekonomisë e megjithatë edhe pse ende në vitet shkollore ajo i ka synimet e qarta. Aktualisht punon në “The Funky Moustache” e cila ka qenë një mundësi që i është dhënë rastësisht, por që ajo ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Punën që ka ajo e shfrytëzon për të marrë maksimumin e atyre gjërave që teorikisht i mëson në shkollë, pra ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë, Altea ka fatin e mirë që të praktikohet gjatë viteve të shkollës, të njihet e të përballet me tregun e punës, me vështirësitë, më problemet, me mungesat e gjithçka tjetër që nesër do t’i shërbejë shumë si eksperiencë për planet e së ardhmes.

Ajo aspiron të jetë një sipërmarrëse e fuqishme. E pohon dhe vetë që është ende herët, që realiteti shqiptar ka vështirësitë e veta, por ajo po i përballë ato çdo ditë dhe po e bëjnë më të aftë në tregun e punës.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?