Alqi Bllako

Alqi Bllako prezantohet me të rinjtë e Njësisë 1: I nderuar të jem pjesë e super ekipit fitues të Tiranës

11 Mars 2021, 16:40| Përditesimi: 11 Mars 2021, 16:58

  • Share

Alqi Bllako, i cili drejtoi për dy vjet Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, tashmë i zgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, u prezantua sot përpara të rinjve të Njësisë 1 në Tiranë, ku dhe është caktuar si kandidat për deputet.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Bllako iu ka kërkuar sidomos atyre që votojnë për herë të pare, që të vendosin sot për të ardhmen e tyre.

“Ndihem realisht i nderuar, që m’u dha mundësia të jem pjesë e superekipit fitues të Tiranës, si përfaqësues i PS dhe i Njësisë 1. Kam pasur një rrugëtim të gjatë profesional në shoqërinë civile, në sektorin akademik, në sektorin privat, dhe përgjatë 8 viteve të fundit në pozicione drejtuese në sektorin publik, ku më është dashur të marr përsipër sfida të mëdha në interes publik,” u shpreh Bllako. 

Nga ana tjetër, ai pohoi se sfida e këtyre të rinjve sot është edhe sfida për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ne kemi nevojë për ju! Kemi nevojë për ndihmën tuaj, për mbështetjen tuaj, energjinë tuaj, që e gjithë puna e jashtëzakonshme e realizuar gjatë këtyre 8 viteve të vijojë më tej. Sfida juaj e vërtetë do jetë pas 4 vitesh, kur ju duhet të gjeni atë Shqipëri që ëndërroni dhe askush më mirë se Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk mund ta ndërtojë Shqipërinë e ëndrrave tuaja,” deklaroi ai. 

Bllako tha gjithashtu se fushata e PS do jetë një fushatë qytetare, larg shpifjeve dhe sharjeve, për një rezultat spektakolar në 25 Prill për të mirën e Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 11/03/2021 17:17

    Ne mos gaboj ky esht ai personi qe i jep vjerrit 9 milion lek nga impianti i plerave ne Tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?