Fernando Alonso

Alonso del kundër rregullave të F1: Padrejtësi, Botërori nuk përgatitet në tre ditë

20 Shkurt, 22:02| Përditesimi: 20 Shkurt, 22:03

  • Share

Më 2 mars në Bahrein nis kampionati i ri në Formula 1. Sezoni 2024 i Botërorit nuk ka kaluar pa polemika, me pilotin aktual të Aston Martin, Fernando Alonso që ka thënë se F1 nuk iu ka dhënë mjaftueshëm kohë për të testuar makinat e reja.

“Do të përgatitemi në Bahrein për një Botërorin e ri në vetëm dy ose tri ditë. Do të bëjmë xhiro për 2-3 ditë dhe në kaq pak kohë duhet që të përgatitemi për një sezon të tërë. Më duket e padrejtë. Me aq para sa harxhohen për të ndërtuar makinat dhe me fjalët që thuhen se duhet t’u qëndrojmë pranë tifozëve nuk më duket se për t'u përgatitur ndiqet e njëjta linjë”, tha Alonso.

Spanjolli zhvilloi një sezon të mirë në 2023 dhe rikthimi i tij në 'skenë' ka bërë që 42-vjeçari të shihet me respekt për paraqitjen në pistë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?