Kryeministri Edi Rama

'Alo Edi jam'! Mesazhi i Ramës në telefon gjatë COVID-19, kreu i AKEP sqaron si lindi ideja dhe pse u lejua

9 Korrik 2020, 15:10| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 16:53

  • Share

TIRANË- Mesazhi zanor i kryeministrit Edi Rama në periudhe pandemie "Ajo Edi jam" është rikthyer në vëmendje ditën e sotme në seancën plenare. Kreu i AKEP-it, Tomi Frashëri ka sqaruar kjo ka qenë një mënyrë për të sensibilizuar qytetarët, siç ka ndodhur në shumë shtete të botës me personazhe nga bota e artit apo kulturës. Në vendin tonë, Frashëri tha se në mungesë të një koordinimi mes institucioneve për shkaka të situatës, Rama që të bënte mesazhin e tij vokal.

“Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibiluar popullin të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal.

Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja.  Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore” tha Frashëri.

Në fillim të pandemisë, para çdo telefonate, qytetari dëgjonte këtë mesazh zanor të kryeministrit Edi Rama: “Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!"

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?