Alket Isami me vajzën e tij dhe Erion Veliaj

Alket Islami mbjell pemë krah Veliajt në Farkë! Kryebashkiaku: Zonë në zhvillim, do ndërtojmë 6 shkolla të reja

3 Mars, 17:17| Përditesimi: 3 Mars, 17:23

  • Share

Bashkia e Tiranës po vijon aksionin për shtimin e gjelbërimit në qytet, teksa këto muaj janë kthyer në muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve. Këtë herë fushatës së mbjelljeve iu bashkuan nxënës të shkollës 9-vjeçare Lundër, si dhe presidenti i Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami me vajzën e tij.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se bashkia e Tiranës po kujdeset që, teksa mbaron infrastruktura rrugore, të vijojë puna edhe për gjelbërimin e dy anëve të rrugës.

“Nga njëra anë kemi liqenin e Farkës, ku ne shumë shpejt mbarojmë investimin dhe këtë verë do jemi gati jo vetëm për fluturimet, por edhe për vrapin, maratonën, triathlonën dhe për shumë aktivitete të tjera, që do sjellin jetë te Liqeni i Farkës, duke rritur vlerën e pronës disa herë. Nga ana tjetër e autostradës kemi investimet me tregun agro-ushqimor. Terminali i Autobusëve ka mbaruar. Kemi bashkuar Tiranën urbane, Tiranën rurale, pjesën e natyrës dhe pjesën e agro turizmit. Fakti që edhe tregu agro-ushqimor është afër, përdoret e gjithë Lugina e Erzenit dhe autostrada, si një mënyrë fantastike për të ndihmuar fermerët tanë. Gjykoj se e ka justifikuar investimin. Ne do ta ndjekim gjurmën e autostradës derisa të bashkohemi në Shkozë. Aty ku kemi bashkëpunim ne ecim përpara dhe shpejt. Aty ku kemi bllokim, politika na merr 2-3 vite të rëndësishme të jetës tonë dhe vonohemi. Por, projektet nuk pengohen, ndaj ftesa për të gjithë banorët është: Ka një moment për të bërë politikë, ka një moment për t’u marrë me votime dhe parti, por ka shumë kohë për t’u fokusuar te puna dhe për t’u siguruar që këto investime i përfitojnë të gjithë”, tha Veliaj.

Ai bëri me dije se me zhvillimin e zonës do shtohen edhe shkollat e reja, pasi nënvizoi se aty ku shkon infrastruktura shkon edhe zhvillimi.

 “Në anën e djathtë të autostradës do kemi shkollën ‘Dritëro Agolli’, te pjesa e Parkut Olimpik. Në anën e majtë, në zonën e Kopshtit Botanik, do të jetë shkolla tjetër, për ta plotësuar zonën e Liqenit të Thatë. Do të kemi edhe dy shkolla të tjera në anën tjetër, tek zona e Astirit dhe pastaj te dalja në autostradë në Sauk, aty ku është akademia e Policisë”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, presidenti i Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami e cilësoi zonën e Farkës, si një nga vendet më të bukura të Tiranës.

“Në qoftë së do të zgjidhja, duke e parë nga lart, si një nga vendet më të bukura të Tiranës, do të zgjidhja Farkën. Jam shumë i kënaqur që bashkë me vajzën time dhe kryetarin të bëjmë këtë promocion dhe këtë mbjellje shumë të rëndësishme në këtë zonë, që ka marrë një vlerë të jashtëzakonshme, falë edhe investimit të rrugës, po falë edhe këtij biodiversiteti fantastik, rrëzë Dajtit e kësaj natyre të mrekullueshme”, u shpreh Islami.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • une: 05/03/2024 18:20

    Per cfare i doni shkollat kur nuk keni nxenes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?