Alizoti për Ramën: Është lider dhjaks! S’bëhet shteti me servile

16 Shkurt 2023, 12:16| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 13:31

  • Share

 

Deputeti Tomor Alizoti me tona të larta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është një lider frikacak. Sipas Alizotit, ai duhet që të vijë në seancën plenare dhe t’u përgjigjet kërkesave të opozitës.

‘Ky vend ka pasur lidera apo prijëse. Nuk ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa. Që të jesh lider duhet të kesh këllqe. Kriza në Shqipëri është se kryetari i qeverisë nuk ka guxim që të vijë në Kuvend. Ka një krizë matanë oqeanit ku flitet për atë. Lani duart dhe lani menderen. Shqipëria është në krizë. Nuk bëhet shteti me servile. Ai nuk shpëton nga kjo krizë. Merrni 5 minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër.’- u shpreh Alizoti.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?