ilir Alimehmeti

Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD: Jam i nderuar! Është thirrje për të punuar drejt hartimit të alternativës qeverisëse shëndetësore

14 Janar 2023, 09:14| Përditesimi: 14 Janar 2023, 09:19

  • Share

Mjeku Ilir Alimehmeti është zgjedhur drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike. Teksa vijon procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve, mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.

Në krye të tij u zgjodh me votë unanime Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar. Me anë të një reagimi në Facebook, Alimehmeti u shpreh se falë besimit do të punojë edhe më fort për hartimin e alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

“Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.

Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t'u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti”, shkroi Alimehmeti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?