Alibeaj: Rama përdori metodën e
kërbaçit e kulaçit me Visho Ajazin

27 Nëntor 2017, 21:11| Përditesimi:

  • Share
I ftuar sonte në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Rama vijon që të mbrojë Saimir Tahirin, i cili sipas tij është i përfshirë në dosjen e Habilajve. Deputeti i PD thotë se Rama ishte në dijeni të kanabizimit të vendit, por nuk mori masa duke e lejuar.

Përsa i përket arratisjes së tre drejtuesve të policisë së shtetit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ministria e Brendshme dekonspiroi operacionin, ndërsa përdor si alibi kallëzimin penal. Alibeaj komentoi edhe dorëheqjen e kreut të SHISH dhe emërimin e tij si ambasador në NATO. 

Intervista

Çfarë kanë nxjerrë hetimet e deritanishme për Tahirin?
Kemi një marrëveshje me Italinë, që hetimet që bëhen atje janë njëlloj si këtu. Do të thotë se hetimet për Tahirin u bënë për 4 vite dhe jo për 24 orë. Në materialet e përgjimeve është shënuar që kur përgjimet janë bërë, emrat e përdorur, ofiqet, transkipti jep konkluzion të përfshirjes së personave. Nuk është i përfshirë Tahiri se është kushëri jo i 10-ti, mua më rezulton i 3-ti, por ata thonë edhe për para të dërguara ‘shefit të madh’. Madje thonë që gruas së të cilit i kanë blerë edhe diamante dhe byzylykë dhe nuk janë aspak të dhëna aksidentale. Në materiale flitet se bëhet fjalë për një politikan me profil të lartë në Shqipëri.

E keni ndjekur çështjen e Tahirit në vazhdim?
Kemi parashikuar edhe cështjen e tre drejtuesve të policisë që janë shpallur në kërkim. Edhe në rastin e Sotës, si është e mundur që në makinën e një djaloshi të gjenden 863 mijë euro dhe dy patentat e tij. Gjërat tregojnë qartë skenarin.

Në 2015 denoncuat drejtuesit që janë në kërkim, nga e kishit informacionin?
Faktet kriminale dhe përfshirë e Ramës janë bërë kaq ashiqare, opozita ka pasur kurajo, por ka qenë e vetme. Bashkë me të duhet të ishte edhe media dhe shoqëria civile. Sot ka njerëz që janë gati të tregojnë fakte dhe prova. Rama e dinte për hashashin, ishte në dijeni, pasi kur shkoi në një nga fshatrat e Vlorës pyeti ‘Po me hashashin si jeni”. Pra ishte në dijeni. 

Si e komentoi emërimin e ish-kreut të SHISH ambasador në NATO?
SHISH informoi për zyrtarë të lartë të përfshirë në fenomenin e kanabizimit. Policia ishte kundër luftës ndaj drogës, prokuroria me ato mjete që ka ishte në këtë situatë. Fakti që drejtori i SHISH jep dorëheqjen dhe gradohet, duket se Rama ka ndjekur logjikën e kulaçit dhe kërbaçit. Më parë e akuzoi si të emëruar nga Berisha, më pas e emëroi ambasador. Pra hoqi dorë nga e kurbaçi dhe kaloi te kulaçi. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?