Enkelejd Alibeaj

Alibeaj: Rama ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës! Krimi një nga arsyet pse nuk kemi përparuar drejt BE

29 Dhjetor 2020, 22:32| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 22:52

  • Share

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj denoncon punën e OFL-së dhe luftën ndaj korrupsionit në këto 7 vite qeverisje të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Alibeajt lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha, pasi Rama siç thekson ai ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

"Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur. Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit”, tha Alibeaj.

Duke akuzuar se Rama është marrë peng nga krimi ai thotë se kjo është një nga arsyet që pengon integrimin e vendit tonë në BE.

“Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE. Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE”, vijoi ai.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 30/12/2020 03:42

    Sa zgjuar ky fetari.Po si e gjete arsyen?Bravo.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 29/12/2020 23:50

    Ja dhe miu i haleve.

    Përgjigju
  • Fieri: 29/12/2020 22:47

    Opo kur flet edhe ky qurrashi ..po ti e provove ne fier per kryetar bashkie dhe e more suxhukun..

    Përgjigju
    • Fieri: 30/12/2020 08:27

      Ore une e di qe mollopup eshte ai ,po fierin e beri lule aman..po alibehaj nuk ka goj te flasi se eshte familje e degjeneruar fare...

    • Toni: 30/12/2020 05:27

      Ke te drejte.Fieraket zgjodhen te lavdishmin Mollopup faqebucko

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?