PD prezanton kandidatin e Sarandës mes akuzash për Berishën! Agalliu: Futi demokratët te partia e lekut

23 Prill 2023, 15:05| Përditesimi: 23 Prill 2023, 16:35

  • Share

Demokratët prezantuan kandidatin e tyre për Sarandën, Skënder Muçon.

I deleguari i PD për fushatën në këtë bashki, deputeti Arbi Agalliu hodhi akuza në drejtim të Sali Berishës se ka futur demokratët në logon e Ilir Metës.

Vetë kandidati Muço shpalosi pikat kryesore të programit duke premtuar një bashki të zhvilluar gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin turistik.

Në takimin e Sarandës i pranishëm ishte edhe kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Për Alibeajn, pas zgjedhjeve lokale, sfidë është rinovimi i PD-së dhe ngritja e të djathtës reale.

'Në fakt në një vit e gjysëm, jemi ndodhur në një agresion nga ai që ishte lideri historik i partisë Demokratike i cili për shkakun se u dizenjua non grata fillimisht nga ShBA dhe vjet në korrik nga Mbretëria e Bashkuar, pra dy nga aleatet jo vetëm të Partisë Demokratike, por të Shqipërisë, bëri nje zgjedhje më te gabuarën. Më te gabuarën sepse në fillim tha, po kjo eshte një çështje private do ta zgjidh në mënyrë private, nuk do të përfshijë demokratët, e në fakt kjo ishte një mënyrë e thënë prej tij një zgjidhje e mirë.

Çeshtjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetem i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po smë mbrojtët mua meriton të asgjesohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar. Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të veshtira. Kujtoj këtu 97. Kujtoj kohëra të veshtira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën pales tjetër duke i thenë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama.'- u shpreh Alibeaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?