Alibeaj: Nuk duam bashkëqeverisje, po garantim të votës së lirë

14 Shkurt 2020, 22:40| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 14:50

  • Share

Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha para analistëve se PD përmes kërkesës së saj për krijimin e një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve nuk kërkon bashkëqeverisje, por garantimin e votës së lirë. Alibeaj shtoi se dhe ndryshimet që kërkojnë në Policinë e shtetit dhe hetimet e krimeve zgjedhore nga SPAK, ka si qëllim pikërisht votën e lirë.

'Ne duam ta mundim politikisht kundërshtarin, ndërsa kundërshtari kërkon të na vrasë politikisht. Me Ramën kryeministër çdo lloj qeveri transitore është e destinuar të dështojë. Këto janë disa kërkesat tona që kurrsesi nuk duam të jemi në qeverisje, nuk ka bashkëqeverisje, por të jenë 5 njerëz jashtë konfliktit të interesit dhe në këto 3 muaj të zbatojnë vetëm këtë një gjë: të garantojnë votën e lire dhe policia e SPAK të ndjekë zbatimin e saj dhe të shmang devijimin e këtij qëllimi', tha Alibeaj


Lajmi kryesor:

'Ndërkombëtarët kthyen sytë nga realiteti' Alibeaj: Nuk duam bashkëqeverisje, po garantim të votës së lirë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?