Politikë

Alibeaj në mbledhjen e Kryesisë së PD: 'Non-grata', vdekje politike! Pse duhet të sakrifikojnë demokratët për Berishën dhe jo ai për ata?

15 Nëntor 2021, 21:00| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 21:06

  • Share

Enkelejd Alibeaj tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se shpallja 'non grata' është vdekje politike dhe se PD nuk kishte zgjidhje tjetër veç përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë. Alibeaj thotë se jo vetëm demokratët duhet të sakrifikojnë për Berishën, por edhe Berisha për ta.

"Shpallja 'non grata' është vdekje politike. Kush nuk e kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston 'non  grata'? Jo s'ka. S'kishte zgjedhje tjetër PD. Pse vetëm demokratet do bëjnë sakrifica për Sali Berishën?. Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për demokratët, edhe të bënte betejën vete", tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha fiton betejën e kryesisë: 26 vota pro Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, vetëm 3 kundër! Akuza Berishës: Suel Çela e Aqif Rakipi ndihmuan për të mbledhur firma!


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?