Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, theksoi shqetësimin e ngritur nga progres raporti i fundit të Komisionit Europian për vitin 2022, për mosadresimin e një sërë rekomandimeve të ngritura në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku ndër të tjera sipas tij, dominon keqpërdorimi i aseteve e burimeve shtetërore nga partia në pushtet përgjatë fushatës zgjedhore.
Duke marrë rastin e Durrësit, ku kryebashkiakja, Emirjana Sako u gjobit nga KQZ për përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 marist të vitit 2022, Alibeaj tha praktikat e blerjes së votave duhej të adresoheshin për të bërë transparencë të financimeve të partive politike. Deputeti demokrat nuk la pa përmendur edhe rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë qytetarëve duke nënvizuar se përbënin një nga shkeljet me flagrante të cënimit të votës së lirë.
Lajmi kryesor:
Miratohet Rezoluta në mbledhjen e komitetit PE-Shqipëri! Pjesë e saj edhe amendamentet e propozuara nga PD por me ndryshime të vogla
B.V/ReportTv.al