Berisha: Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion! Betejën brenda PS po e fiton Veliaj

14 Tetor 2022, 12:48| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 13:31

  • Share

Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.

‘Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi.’- u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës! Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë! Është Makbeth


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?