Debati në Report Tv/ Deputeti i Berishës braktis emisionin, Jupi: Nuk e përballon dot, s’ka argumente

5 Maj 2022, 17:49| Përditesimi: 5 Maj 2022, 19:59

  • Share

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar, por Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh. Anëtari i ‘Rithemelimit’ Luan Baçi tha në Report Tv se mbledhja nuk thirret nga kreu i grupit parlamentar, por caktohet nga kryesia e PD-së. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Baçi u shpreh se Alibeaj po vijon të përçajë Partinë Demokratike me veprime të njëanshme.

“Nuk është mbledhje e grupit, Alibeaj vazhdon t’i fryjë përçarjes së PD. Halli i madh e paska zënë të jetë kundër demokratëve, anëtarësisë. Mbledhja e atyre deputetëve sot, që një pjesë janë jo të mirëinformuar për mënyrën sesi e organizon mbledhjen Alibeaj, është një njoftim zyrtar që duhet për të zhvilluar. Mbledhja nuk njoftohet nga Alibeaj, por përcaktohet nga kryesia e PD, që të vendosë datën orë dhe rendin e ditës. Alibeaj nuk e respekton se nuk gjen konsensus. Deputetët që ka aty i kanë kërkuar që të fillojë të njohë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet të 25 prillit, fillon normalizimi. Alibeaj nuk e bën, por e mban grupin të përçarë bë bazë të vendimeve që mori Basha”, tha Baçi në Report Tv.

Duke e quajtur Kuvendin e Berishës thjesht një grumbullim, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi tha se nuk duhen marrë veprime të njëanshme, por të pritet një vendim të formës së prerë nga Apeli. Jupi thekson se me Sali Berishën nuk mund të ketë bashkim, pasi ka në fokus vetëm interesin e tij personal. Ajo shprehet se deputetët që nuk i janë bashkuar Berishës, do vijojnë të mbajnë këtë pozicionim për të mbrojtur interesat e PD-së.

“Nuk do ta quaja kuvend, por grumbullim që Berisha bërë për të mbyllur rrugëtimin që mori në shtator. Ka qenë një iniciativë personale e tij dhe filloi si një agresion. A besojmë pas 32 vitesh që alternativë vetme mund të jetë Sali Berisha? Berisha statusin ‘non grata’, SHBA përmes përfaqësues Kim por edhe zyrtarëve, PD do jetë një parti që do lëvizë nga aksi i saj si një partnere e SHBA dhe BE. Kjo shumicë deputetësh do qëndrojnë në mbrojtje të interesave të PD-së. Nuk po bëjnë një parti më të madhe dhe të hapur. Nuk e bëjnë dot bashkimin sepse nuk bëhet kur në thelb të partisë nuk është interesi i demokratëve po interesi i një njeriu”, tha Jupi.

Por deputeti Luan Baçi ka braktisur emisionin në Report Tv duke mos pranuar të bëjë debat me anëtaren e kryesisë Taulanta Jupin.

Ora 18:16
Debati në Report Tv/ Deputeti i Berishës braktis emisionin, Jupi: Nuk e përballon dot, s’ka argumente

 

Deputeti Luan Baçi, i cili i është bashkuar  Sali Berishës, ka braktisur debatin në Report TV. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Baçi refuzoi të debatojë me anëtaren e kryesisë Taulanta Jupin. Kjo e fundit pati një koment për Baçin, e cila tha se u largua pasi nuk përballon dot debatin ngaqë nuk kanë argumente.

Pjesë nga biseda:

Baçi: Alibeaj duhet normalisht, del nga pozicioni i nënkryetari të partisë dhe automatikisht si kreu i grupit parlamentar. Për raste të veçanta, Kuvebdi i PD-së është organi më i lartë dhe merr çdo vendim të mundshëm. Është kuvendi që merr çdo lloj vendi, kuvendi mund të mblidhet t'i ndryshojë edhe emrin, ta shkrijë PD, të marrë një vendim dhe të thotë shkrihet.

Jupi: Drejt asaj rruge besoj po e çoni zoti Baçi, drejt një partie të vogël që s’do jetë fituese.

Baçi: Mos më ndërhy se nuk ju njoh fare zonjë.

Jupi: E ke gabim, sa më the kolege e nderuar. Mos bie në kundërshti me veten.

Baçi: Prezantimi ta bëri Hitaj dhe kolege e nderuar mos më ndërpre, e sinqertë kjo që nuk iu njoh.

Jupi: E di shumë mirë që më njeh. Nuk desha të të ndërpres, por kur thua të pavërteta është e pamundur të keqinfromojmë publikun.

Baçi: Me gjithë sinqeritetin po them nuk e dija që jeni anëtare e kryesisë së PD-së. Nëse jeni e futur më mbrapa pasi janë bërë ndryshimet..

Jupi: Jam e zgjedhur me votë, por ke pasur punë të tjera. Retorika jote nuk të tregon serioz para publikut

Jupi: Je deputet që nuk njeh cilët janë anëtarët me votë nga Këshilli Kombëtar më datë 31 gusht. Injoranca juaj nuk është problemi im, jeni ju i painformuar.

Baçi: Po më bën të qesh, sa për injorancë po e tregon në shkallë superiore...

Jupi: Injoranca në kuptimin që nuk e njeh situatën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Europ: 05/05/2022 23:57

    O Baci. Je patriot i madh.Vetem me nje gabim te vogel.Ne qoftese Basha eshte ngeles ne matematik ti je xero ne Histori,O fatkeqesia e kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?